Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
EULEX. Prokurorët dhe gjyqtarët në punë dhe gjatë verës
English

EULEX. Prokurorët dhe gjyqtarët në punë dhe gjatë verës

Përkundër muajve të nxehtë të verës, gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it kanë punuar me zell në shumë raste të krimeve të rënda.

Vetëm gjatë korrikut, prokurorët e EULEX-it kanë ngritur aktakuza, mes tjerash, edhe kundër një zëvendës-kryeministri dhe ish drejtuesin e Task Forcës kundër korrupsionit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Gjyqtarët e EULEX-it kanë nxjerrë vendime në disa raste të vrasjeve, kontrabandës me emigrantë dhe korrupsionit. Ja disa shembuj të këtyre rasteve…

Aktakuzat
Bujar Bukoshi, ish Ministër i Shëndetësisë dhe Ilir Tolaj, ish Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nëntë të tjerë akuzohen për një rast për korrupsioni.
Ish kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, katër ish gjyqtarë të Gjykatës Komunale të Prishtinës, tre ish gjyqtarë të Gjykatës së Qarkut, një avokat dhe një përfaqësues i një Ndërmarrjeje Shoqërore (NSH) janë akuzuar në një rast për korrupsion.
Ish prokurori special i Prokurorisë Speciale të Kosove dhe ish drejtuesi i Task Forcës kundër Korrupsionit në PSRK, Nazmi Mustafi dhe tre persona të tjerë akuzohen për raste që kanë të bëjnë me korrupsion.
Bekë Nikqi, Qerim Dreshaj, Nuradin Ahmeti, Pjetër Krasniqi dhe Jeton Smaka janë akuzuar për një rast të trafikimit të emigrantëve nga Kosova në vendet e huaja, kryesisht në Amerikë.
Aktakuza e ngritur nga EULEX-i në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është konfirmuar kundër gjashtë të dyshuarve, një prej të cilëve është zyrtar i lartë në ROSU, në lidhje me një vjedhje që ka ngjarë në Barcelonë të Spanjës në korrik 2009.

KOMENTE