English

Sara Shehu, shkon me pushime te gjyshja por mbytet në lumë

Sara Shehu është vajza 16 vjeçare nga Tirana e cila kishte shkuar në fshatin e gjyshes së saj për të kaluar pushimet, duke iu shmangur ditëve të nxehta të Tiranës.

Por në një prej ditëve të pushimit si ajo e sotmja ishte fatale për të, pasi ajo u humbi jetën e saj gjatë larjen në lumin Vjosa.

Vajza kishte shkuar me familjen e xhaxhait të saj për të kaluar ditën pranë bregut të lumit ku ajo ishte futur dhe për t'u larë, por rrjedha e ujit e mori përpara rreth 2 km më poshtë, duke i marrë dhe jetën.

Trupi u gjet nga 2 djem të cilët po laheshin pranë zonës ku vajza u fut për t'u larë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shehaj të komunës Qesaret

KOMENTE