English

Kapet një grup vjedhësish në Tiranë. Emrat

Sot, nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik Financiar, u bë e mundur finalizimi i operacionit policor të koduar "Kremrat" duke arrestuar në flagrancë tre shtetas:

- Saimir Aqif Elezi, 21 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje,
- Klodian Mexhit Sorra, 25 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për transportim dhe tregtim të mallrave kontrabandë,
si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:
- Romeo Besim Daci, 25 vjec,
- Kujtim Hasan Elezi, 44 vjec, banues në Tiranë,

Këto shtetas janë kapur mbrëmë rreth orës 21.30, në afërsi të Kinostudios me automjetin me targa TR 5379 N, me drejtues shtetasin Romeo Daci, ku gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur në këtë automjet, dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 kutia kartoni, me 3000 (tremijë) copë kremra për të cilat nuk dispononte asnjë lloj dokumentacioni dhe janë të dyshuara kontrabandë.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të Trasportimit dhe tregetimit të mallrave që janë kondrabandë, parashikuar nga nenet 178, 179, 25 të Kodit Penal.

KOMENTE