English

Burri paguan vrasës me pagesë për gruan e tij

Një burrë ka komplotuar vrasjen e gruas së tij 28 vjeçare duke e bërë të duket si rrëmbim.

Por muaj më vonë vrasësi pranon vrasjen pasi ishte urdhëruar nga burri i saj kundrejt një pagese.
Mziwamadoda Qwabe tha se vrasja në vendlindjen e tij Afrikën e Jugut është projektuar për të dalë si "vepër penale".
Ai pohoi se biznesmen Shrien Dewani "donte gruan e tij të vrarë "dhe se ajo duhej të dukej si një grabitje.
Qwabe, 27, pohoi se ai u ndihmua për rrëmbimin e çiftit në taksi, duke qënë si shofer dhe një miku i tij në krah të shoferit duke ikur kapi për qafe me forcë zonjën që ishte ulur në pjesën e pasme bashkë me burrin e saj.

Qwabe u dënua me 25 vjet burg por mund t'i ulet deri në 17 nëse dëshmitë e tij vërtetohen kundrejt biznesmenit nga Bristol Shrien Dewani.

Ndërkohë bashkëshorti nuk pranon akuzat e thëna nga afrikoano jugori duke i kundërshtuar ato me forcë.
Por ai mendohet se është përfshirë në vrasje pasi bërë të bërë udhëtimin e tij në Afrikë me limuzinë ai nuk morri një taksi të hotelit por zgjodhi kompaninë e Zola Tongo, i cili ka qënë për 18 vjet në burg si organizator i krimeve të tilla.Pse vallë?

Gjyqi akoma s'ka mbaruar përfundimisht derisa të vërtetohen akuzat ndaj bashkëshortit biznesmen.

KOMENTE