English

Aldo Hoxha, vrasësi i ngjarjes te fusha e aviacionit, burg pa afat

Gjykata e Tiranës pas kapjes së të dyshuarit për vrasjen e Fatbardha Tafa javën e kaluar, 20 vjeçarit Aldo Hoxha ka dhënë masën "arrest me burg".

Aldo Hoxha, ka deklaruar prokurori i çështjes, me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij ka qëlluar 5 herë me thikë 37 vjeçaren Tafa duke e lënë të vdekur , në tentativë për rrëmbim të bizhuterive të saj.
Prova kryesore ndaj të akuzuarit ishte fija e flokut të viktimës, e gjetur në kapelen e tij ngjyrë jeshile të errët ka thënë përfaqësuesi i akuzës.

Ndërkohë i akuzuari mohon tërësisht akuzat e bëra duke insistuar që nuk ka qenë ai vrasësi.

Por dëshmitë e mbledhura të çojnë të gjitha te Aldo Hoxha i cili nuk ka qenë i panjohur për policinë pasi një vit më parë ai ka qenë i skeduar për vjedhje dhe grabitje me dhunë po në këtë zonë.

KOMENTE