English

Mjekët që punojnë dy punë brenda orarit të punës do të pushohen (VIDEO)

Ishte thënë dhe herë të tjera por këtë herë Ministria e Shëndetsisë duket më e vendosur përsa i përket dypunësimit të mjekëve.
Duke filluar nga nesër një mjek që ka një kontratë me spitalin publik e ka plotësisht të ndaluar që brenda orareve të kontratës të punojë për një spital jo publik. Në këtë rast, autoritet shëndetësore nuk do të paralajmërojnë, por do të pushojnë direkt nga puna mjekun.
Drejtori i Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero nuk thotë se mjekët ndalohen të punojnë në spitale private, por do të thotë që ata duhet të respektojnë oraret e punës, dhe kontrata.

1268

KOMENTE