English

Ofendohen myslymanët, nga redaktorja e revistës së modës

Një revizë mode në Nju Jork ka ngjallur zemërim te shumë persona dhe sidomos myslymanë që përdorin veshjen niqab.

Një prej redaktoreve të revistës u vesh vetëm për një ditë me veshjen niqab dhe doli në rrugë. Ajo shkoi në shumë vende publike me qëllim që të shihte reagimin e njerëzve.

Më pas ajo është shprehur se ishte ndierë si Batmani dhe ishte vënë në siklet të madh edhe në vendet që më parë ajo ndihej rehat.

Annette Lamothe-Ramos tregoi se sa të frikësuar ndiheshin turistët aq më tepër t'u afrohej për t'i pyetur për diçka.
Gjithashtu ajo punon edhe si DJ në Nju Jork dhe prmtoi se kurrë nuk ka për të bërë veshje të tilla.

KOMENTE