Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
2 fëmijë detyrohen të rrinë 24 orë me shokun e tyre të vdekur
English

2 fëmijë detyrohen të rrinë 24 orë me shokun e tyre të vdekur

Deepak dhe Rajesh dy djem të vegjël 13 vjeçarë pasi panë vrasjen e shokut të tyre nga një tjetër fëmijë po i grupit të tyre, u detyruan nga Bossët e fabrikës që të mos tregonin për ngjarjen që kishin parë, madje u detyruan të lanin gjakun e shokut të tyre si dhe të rinin me trupin e vdekur për 24 orë.

Fëmijë indianë shiten nga familjet nën moshën 14 vjeç nëpër fabrika ku punojnë në kushte tmerrësisht të këqija si fizike dhe psikologjike, për të punuar që të mbajnë familjet e tyre që kanë borxhe.

Ata punojnë nga mëngjesi deri në darkë vonë vetëm për 14 euro në muaj, duke u shfrytëzuar në mënyrën më brutale.

Por këtë herë vrasja e ndodhur në fabrikën në Nju Delhi arriti të zbulohej si pasojë e britmave të fëmijëve të tmerruar dhe të mbyllur që u dëgjuan nga banorët që lajmëruan policinë.
Fëmijët tani janë nën kujdesin e Organizatave mbrojtëse por ata janë të dëmtuar mjaft nga ana psikologjike.
Ndërkohë policia po merr në kontroll duke inspektuar të gjitha fabrikat ku punësohen mosha të mitura.

KOMENTE