Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Partia Socialiste: Demokracia do të rivendoset dhe Shqipëria do të rilindë
English

Partia Socialiste: Demokracia do të rivendoset dhe Shqipëria do të rilindë

Prej muajsh, një valë krimi dhe aksidentesh fatale kanë përfshirë vendin tonë. Vrasje, hakmarrje, larje hesapesh, grabitje, aksidente rrugore dhe në punë. Çdo ditë, jemi dëshmitarë të jetëve të humbura dhe po ashtu jemi dëshmitarë të një shteti që nuk egziston. I djeshmi ishte një akt i paprecedent, që nuk mund të mbyllet me ndalimin e dy punonjësve të policisë. I djeshmi ishte një akt që tregoi se jetën në këtë vend nuk ta mbron as shteti me uniformë.
Ku është shteti shqiptar?
Sot, në mbledhjen e qeverisë, ne prisnim që Sali Berisha të merrej seriozisht me gjendjen alarmante të kriminalitetit dhe të pasigurisë në Shqipëri. Të merrej me të drejtën më themelore të njeriut, të drejtën e jetës.
Jeta është e kërcënuar, prona është e kërcënuar, sipërmarrja është e kërcënuar, edhe vetë media është e kërcënuar. Vetëm pak ditë më parë tirazhet ditore të tri të përditshmeve u zhdukën nga tregu që në sabah.

Por jo, ai vazhdoi të injorojë hallet dhe problemet reale të shqiptarëve, duke përrallisur dhe gënjyer siç e ka zakon.

Kryeministri akuoz (ujor) siç na tregoi sot se ka qejf te vetquhet, foli per turzimin malor, por nuk tha asnjë fjalë për hektarët e pyjeve që po digjen në këtë verë të nxehtë. Shërbimi zjarrfikës ankohet se nuk ka mjete. Kështu ndodh nëse paratë shpenzohen për vila qeveritare në bregdet apo për mobilje të zyrave të ministrave.
Kryeministri foli për rrugët e reja, por nuk pati kurajon t’u kërkojë falje shqiptarëve për vonesën vetëm për faj të tij të akseve Levan – Tepelenë, Levan – Damës. Foli për terminalin e ri të trageteve në Durrës, por nuk pati kurajo të kërkojë falje pse e vonoi dy vjet ndërtimin e terminalit.

Kryeministri foli për ndërtimet pa leje në perlat turistike, por në fakt demostroi dështimin e qeverisë së tij në kontrollin e territorit, në zbatimin e ligjit të planifikimit të territorit. Kryeministri foli për bujqësinë, por sot fshatarët kërkonin nga kryeministri i vendit të tyre zgjidhje për thatësirën, për parcelat e misrit që po thahen, për fushat e jonxhës ku prodhimi po përgjysmohet.

Kryeministri foli për disiplinën fiskale, por nuk tha asgjë për borxhin publik që ka kaluar 800 miliardë lekë, për defiçitin buxhetor 9 herë më të lartë se një vit më parë.
Verën e ardhshme shqiptarët nuk do të dëgjojnë më bëmat olimpike të Sali akuozit. Partia Socialiste ka një plan për rivendosjen e demokracisë në vend, për rikthimin e sigurisë së jetës. Demokracia do të rivendoset dhe Shqipëria do të rilindë.

KOMENTE