Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jahjaga uron besimtarët myslimanë
English

Jahjaga uron besimtarët myslimanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u dërgoi një mesazh urimi udhëheqësve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Ditës së Bajramit të Madh.

Mesazhi i plotë i Presidentes Jahjaga drejtuar besimtarëve myslimanë:

"Të gjithë besimtarëve myslimanë në vendin tonë dhe në gjithë botën u dërgoj urimet më të mira me rastin e Ditës së Bajramit të Madh.

Në këtë ditë feste dhe gëzimi, uroj që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti.

Në këtë ditë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, le të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit në mes vete, le të përkujtojmë dhe le të lutemi për të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë, por që me punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre, bënë që ne sot të jetojmë dhe të shënojmë të lirë festat dhe gëzimet tona.

Gëzuar festa e Bajramit të Madh! Paçi gjithmonë begati, hare e mirëkuptim në familjet tuaja."

KOMENTE