Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha shtroi iftar me rastin e Ramazanit
English

Kryeministri Berisha shtroi iftar me rastin e Ramazanit

Kryeministri Berisha, në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit shtroi të premten në mbrëmje, një Iftar për besimtarët myslimane, në një prej rezidencave qeveritare.

Kjo darkë mblodhi së bashku shumë miq dhe të ftuar si, drejtues dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryetari i këtij komuniteti Haxhi Selim Muça, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, myfti, imamë, intelektualë islamë, drejtues të tjerë të bashkësive fetare në vend si, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit, dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturia e tij Anastas Janullatos, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita, Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë Pastor Fitor Muça, përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vend, përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe drejtues të shoqatave të ndryshme fetare.

KOMENTE