English

Berisha takon mbesën e Faik Konicës

Kryeministri Berisha ka pritur dje gjithashtu në një takim zonjën Eranda Al Azem- Konica, mbesë e shkrimtarit dhe patriotit Faik Konica dhe e ministrit të Jashtëm të Mbretërisë Shqiptare, Mehmet Konica. Si pjesëtare e komunitetit me origjinë shqiptare të Sirisë, zonja Eranda e njohu kryeministrin mbi gjendjen në Siri dhe veçanërisht në Damask, ku jetojnë rreth 20 000 qytetarë me origjinë shqiptare. Që prej më shumë se një shekulli ata kanë dhënë një kontribut të shquar në zhvillimin e shoqërisë siriane, duke ruajtur krenarinë për origjinën e tyre. Për fat të keq lagjja e banuar prej tyre është bërë objekt i bombardimeve të rënda nga ana e forcave qeveritare gjatë javëve të fundit dhe një pjesë e tyre janë detyruar të largohen në kampet e refugjatëve.

Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e veçantë të familjes Konica në krijimin e shtetit shqiptar dhe të kulturës shqiptare. Ai vuri në dukje edhe faktin e prezencës së gjerë të qytetarëve me origjinë shqiptare në botën arabe, ku janë shquar deri në postet më të larta shtetërore. “Si pjesëtare e NATO-theksoi kryeministri - ne do të bëjmë përpjekje për krijimin sa më parë të një zone të ndaluar për fluturimin e avionëve luftarakë, në mënyrë që të ndalen bombardimet kriminale mbi popullsinë civile nga ana e aviacionit të Bashar Al Asad”.

Kryeministri e siguroi zonjën Eranda për ndihmën që do ti japë Shqipëria refugjatëve sirianë në kampet e Turqisë, duke dërguar medikamente dhe ekipe mjekësore.

KOMENTE