English

Vidhet kazinoja te rruga Mine Peza

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm një grabitje me dhunë nën kërcënimin e armëve ka ndodur në një nga kazinotë e shumta të qytetit të Tiranës dhe kryesisht në rrugën "Mine Peza".

Dy persona të maskuar kanë hyrë me forcë në kazino dhe kanë marrë paratë që ndodheshin atje, duke u larguar më pas.

Edhe pse kazinoja ndodhet afër me rajonin e policisë nr 3, policia me të marrë njoftimin ka ngritur postblloqe por akoma nuk ka rënë në gjurmë të vjedhësve.

Ndërkohë grbitjet muajt e fundit janë rritur mjaft ndieshëm në kryeqytet aq sa ka patur raste edhe me humbje jete.

KOMENTE