Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Viti i ri shkollor nis në 10 shtator. Udhëzime nga MASH-i
English

Viti i ri shkollor nis në 10 shtator. Udhëzime nga MASH-i

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës njofton se të gjitha nivelet e shkollave përveç atij universitar do të nisin mësimin në 10 shtator 2012.

Të gjitha shkollave ministria u bën të ditur të gjitha datat e vitit të ri arsimor dhe disa nga rregullat dhe afatet e reja për këtë vit.

Proçesi mësimor 2012=2013 do të përfundojë në 14 qershor 2013.

Ndërsa maturat do të përfundojnë proçesin mësimor në 24 maj 2013, pasi fillon sezoni i provimeve që zgjat 5 javë.

- Semestri i parë: 10 shtator 2012 - 23 janar 2013
- Semestri i dytë: 28 janar 2013 - 7 qershor 2013
- Regjistrimet e nxënësve në shkollat e arsimit parauniversitar fillojnë më datën 29.8.2012.
- Regjistrimet për arsimin bazë dhe gjimnazin mbyllen me 9.9.2012.
- Ndërsa për arsimin profesional me kohë të pjesshme mbyllen me 10.10.2012.
- Pushimet për festat e fundvitit fillojnë në 24 dhjetor deri në 6 janar të vitit 2013.
- Periudha e dytë e pushimeve është vetëm 4 ditë, 24-27 janar.
- Periudha e tretë dhe e fundit e pushimeve është 27-31 mars 2013

Kur nxënësi rezulton mbetës në tri lëndë të vlerësueshme ose mbetet në sesionin e dytë, në të paktën një lëndë, nuk e kalon klasën.

KOMENTE