English

13 000 euro në këmbim të seksit

Një stiliste flokësh me origjinë iraniane por që jetonte me burrin e saj në Londër denoncoi Bossin e saj të sallonit Toni & Guy në Sheffield, ku ajo punonte si asistente për të marrë pikë për kualifikimin e saj, se ai i kishte kërkuar të bënte seks me të në këmbim të një shume prej 13 000 euro.

Merjem Mashayekhi, 34 vjeç, i tha një gjykatë të punësimit se Christopher Story, 39 vjeç, i bëri propozimin e pahijshëm si ajo ishte dke punuar në sallonin e saj.

Por zoti Story nuk ka pranuar asnjë nga ato çka ajo kishte thënë.

Merjem Mashayekhi pohoi para gjykatës se ai kishte 6 muaj që e ofendonte atë vetëm e vetëm që ta bënte "pre" të mardhënies seksuale. Ajo tregoi mjaft raste gjatë punës së saj kur ai i kërkonte që të shkonte me të.
Ajo tha se e mbante me orar të zgjatur, i linte orare klientëve vetëm që të isha vone dhe ai të kishte mundësi që të kryente seks me mua. Madje një mbrëmje kur ajo punonte në sallon ai kishte ftuar disa klientët e tij privatë të cilët i bënin pyetje me tendencë pasi ky i kishte thënë se para se të punonte këtu ka qënë prostitutë.
Ndërkohë Merjem Mashayekhi është e martuar dhe e lumtur. Ajo nuk pranoi seks me të pasi e deshte burrin, raportoi gjykata.

Seancat vazhdojnë dhe deri sa të provohen faktet e thëna nga stilistja gjyqi do të vazhdojë.

KOMENTE