Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arben Xhaferri e Miftar Xheleshi ekstradohen nga Italia në Shqipëri
English

Arben Xhaferri e Miftar Xheleshi ekstradohen nga Italia në Shqipëri

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth orës 12.30, u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Arben Lutfi Xhaferri, vjeç 36, lindur në Kavajë, si dhe Miftar Bashkim Xheleshi, vjeç 29, lindur në Bulqizë.

Shtetasin Arben Xhaferri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendim të datës 22.10.2003, e ka dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga nenet 114/a/1/3/5, 25 dhe 50 të Kodit Penal.

Ky shtetas është deklaruar fajtor, pasi në bashkëpunim me një tjetër shtetas, gjatë vitit 1997, nëpërmjet mashtrimit, duke i premtuar për martesë, ka dërguar në Itali shtetasen F. M., 17 vjeç, ku më pas e ka detyruar të ushtrojë prostitucion.

Ndërkohë shtetasin Miftar Xheleshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendim të datës 25.11.2009, e ka dënuar me 12 vjet burg për veprën penale të “Vjedhjes me armë”, parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal.

Ky shtetas është shpallur fajtor, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka vjedhur me armë një banesë në Dibër të Madhe, Maqedoni, duke marrë një shumë prej 5400 eurosh dhe disa bizhuteri floriri.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i këtyre shtetasve në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas këta shtetas i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

KOMENTE