Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
3 të vdekur në 4 aksidente mbyllet e premtja në Tiranë
English

3 të vdekur në 4 aksidente mbyllet e premtja në Tiranë

Është mbyllur dita e premte në Tiranë me një katër aksidente ku tre prej tyre me pasojë vdekje viktimash.

Paraditja filloi me aksidentin e ndodhur te kthesa e Bathores ku makina tip Volkswagen ka aksidentuar me pasojë vdekjen kalimtaren 46 vjeçare Drane Beka.

Më pas Në Tiranë te Ura e Tabakëve përsëri një makinë përplas 73 vjeçarin Novruz Koçi, i cili vdes në spital pas mbërritjes atje.

Dhe brenda një kohe të shkurtër te Stacioni i Trenit autobusi unazës përplas motorin me drejtuesibn e tij, i cili edhe pse transportohet menjëherë në spital Ushtarak vdes pas 2 orësh.

Dhe në mbrëmje rreth orë 9:00 makina tip "Citroen" me targa TR 1558 R është përplasur nga një automjet tjetër, dhe ka përfunduar jashtë rruge. Raportohet se nuk ka viktima për momentin.

Për mos llogaritur dhe ditët e tjera të javës ku çdo ditë ka aksidente me pasojë vdekjen e premtja ka qënë një ditë e "zezë" , ku për këdo që i dëgjon dhe lexon që brenda disa orësh të humbin jetën 3 veta, është e paimagjinueshme.
Pse vallë? Çfarë po bëhet? Gjithsesi është faji i drejtuesve por dhe i kalimtarëve që duhen të kenë kujdes në maksimum dhe të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit.

KOMENTE