Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jozefina Topalli: Investimi për gratë, një zgjidhje e zgjuar
English

Jozefina Topalli: Investimi për gratë, një zgjidhje e zgjuar

Nisi dje në Vjenë, Takimi i Kryetareve të Parlamenteve Evropiane, i organizuar nën kujdesin e Kryetares së Parlamentit të Austrisë, znj.Barbara Prammer.

Pjesëmarrëse në këtë takim ishte edhe Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli, përkrah homologeve të saj si, znj. GeraldinaAlida Verbeet, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Mbretësinë e Holandës, znj.Solvita Abolina, Kryetare e Parlamentit të Letonisë, znj.AstaRagnheidor Johannesdottir, Kryetare e Parlamentit të Islandës si dhe znj.Ene Ergma, Kryetare e Parlamentit të Estonisë.

Në këtë panel, ku u diskutua lidhur me shkaqet e krizës financiare globale si dhe buxhetimi gjinor, Kryetarja Jozefina Topalli vuri theksin tek ndikimi i rolit të gruas në dhënien e zgjidhjeve për krizën ekonomike përmes alternativave të tyre në kapërcimin e kësaj situate globale.

“Pse të mos shihen mundësitë në kohë sfidash. Është koha për politika të reja ndaj gruas.Është mençuri të investosh tek gruaja. Kriza ekonomike globale mund të jetë një mundësi për të krijuar politika të reja gjinore. Investimi për gratë mund të jetë një zgjidhje e zgjuar. Gratë mund të jenë një alternativë për krizën globale. Në syrin e kësaj krize ekonomike globale, grate mund të jenë elementët e ndryshimit.” u shpreh Kryetarja Jozefina Topalli.

Duke folur për ndikimin e grave lidere në botë, Kryetarja e Kuvendit, tha: “Dy ditë më parë, revista Forbes rendiste në top listën e 100 grave më të fuqishme të botës kancelaren gjermane Angela Merkel, Sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton, dhe presidenten braziliane Dilma Rusef. Disa tituj kryesor ngrinin pyetjen: Hilari Klinton, Merkel, Ledi Gaga: Cila prej tyre është më e fuqishme? Unë se di këtë. Ajo që di është se këto lidere kanë një zë të fuqishëm sot në botë. Ato janë modele për miliona dhe miliarda gra në botë. Ato inspirojnë. Ato jane vendimmarrëse të shkëlqyera. Roli i tyre, ndikimi i tyre për t'i dhënë formë jetës ekonomike, sigurisë dhe kulturës, është i pabesueshëm. Ja pse, kur ne çlirojmë potencialin ekonomik të grave, ne ngremë përformancë ekonomike të komuniteteve, kombeve, dhe botës”.

Gratë, u shpreh Kryetarja Jozefina Topalli, përbëjnë gjysmën e popullatës në Europë dhe në botë. Në parlamentet tona ato përfaqesojnë më pak se 30%. Kjo është si të kesh një vrimë të zezë në shoqërinë tonë. Imagjinoni, madje edhe tani, madje edhe 12 vjet pas mijevjeçarit të dytë”.

KOMENTE