English

Banka e Shqipërisë. Norma e intersit mbetet e pandryshuar

Në selinë e Bankës së Shqipërisë sot u zhvillua dhe mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ku u trajtun çështjet:

. Raporti i Politikës Monetare për muajin gusht të vitit 2012.
Projekti “Për miratimin paraprak për transferimin e pjesemarrjes influencuese të kapitalit aksionar (100%) të Bankës Emporiki Shqipëri, nga Emporiki Bank of Greece tek IUB Holding, France” .
. Projekti “Për shtypjen e monedhave metalike për qëllime numizmatike, për vitin 2013” .
. Informacionet “Për ecurinë e administrimit të rezervës valutore gjatë muajit korrik të vitit 2012” dhe ”Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe tregun e brendhëm valutor në tremujorin e dytë të vitit 2012”.
. Informacionet “Mbi realizimin e buxhetit të Bankës së Shqipërisë për periudhën janar - qershor të vitit 2012” dhe “Pasqyrat Financiare të Bankës së Shqipërisë për muajin korrik të vitit 2012”.

Gjatë konferncës për shtyp Guvernatori ardian Fullani ka theksuar se Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit.

“Kushtet monetare janë të përshtatshme për arritjen e objektivit të inflacionit për periudhën afatmesme. Ndjekja me rigorizitet i të ardhurave dhe shpenzimeve për të mbetur në ekulibrin e borxhit të brendshëm dhe deficitit buxhetor janë majft të rëndësishme dhe janë elementët kryesor për një zhvillim afatgjatë të vendit dhe rritjes së investimeve të huaja. BSH-ja nuk bën shpenzime luksi por ka krijuar kushtet për konsolidimin e një institucioni të pavaruar, llogaridhënës. Ne investojmë tek njeriu. Kompesimet që fliten për ushqimim është menza , ndërsa shpenzimet për sportin janë elementë të një institucioni bashkëkohor. BSH-ja po bën një revolucion për rikontuksionin e godinave të saj” ka theksuar në deklaratën e tij zoti Fullani.

KOMENTE