Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga që lidh bulevardin “Bajram Curri” me rrugën “Ali Demi”, nis nga punimet
English

Rruga që lidh bulevardin “Bajram Curri” me rrugën “Ali Demi”, nis nga punimet

Kryetari i bashkisë Basha ka thënë: Sot, marrim përgjegjësitë e lëna pas dore prej 10 vitesh dhe realizojmë një premtim që u kemi dhënë banorëve

10 vjet pas nisjes si investim, merr zgjidhje ndërtimi i rrugës “Hasan Sufa” (tek Bryli). Ky segment i ri rrugor lidh Unazën, Bulevardin “Bajram Curri” me rrugën “Ali Demi”. Kjo rrugë e cila përfundon në muajin tetor, për vite me rradhë mbeti peng i mosmarrjes së përgjegjësive nga administrata e mëparshme e Bashkisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet në këtë segment rrugor, i cili do të bëjë të mundur çlirimin e trafikut, do të ulë koston dhe do të reduktojë nivelin e ndotjes.

“Banorët e Tiranës për të shkuar në “Ali Dem”, nga Unaza apo për të dalë nga “Ali Demi” në Unazë, duhet t’i bien rreth e qark, sepse prej 10 vjetësh, ndonëse një investim nisi, nuk u përfundua dhe faji për këtë u bë top futbolli. Sot, realizojmë një premtim që u kemi dhënë banorëve të kësaj lagjeje pikërisht këtu, afro një vit më parë dhe marrim përgjegjësitë tona të lëna pas dore, prej afro 10 vitesh, në radhë të parë ndaj komunitetit të kësaj lagjeje dhe në tërësi ndaj gjithë qytetarëve të Tiranës, të cilët do të kenë mundësi, që nëpërmjet këtij investimi, të lëvizin me një trafik më të shpejtë, me kosto më të ulët dhe me më pak ndotje në qytet. Shfryrja e trafikut, do të jetë një leverdi e drejtpërdrejtë, për të gjithë qytetarët e Tiranës” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Rruga tërësisht e re do të ketë një gjatësi prej 312 metrash, me një gjerësi prej 15 metrash, (2 x3.5 m në çdo krah dhe brez të gjelbër në mes 1 m). Në dy anët e rrugës janë parashikuar xhepa parkimi me gjerësi 2 m, trotuarët në të dy anët e rrugës do të kenë gjerësi 2,5 m. Zonat e gjelbra do të shtrihen në hapësirat midis godinave të banimit dhe trotuarëve. Përgjatë rrugës do të ketë ndriçim si dhe do të ndërtohet i gjithë rrjeti i nevojshëm i ujësjellës - kanalizimeve të ujrave dhe ujrave të shiut.

Nisja e punimeve është paraprirë nga shpronësimet e tokës dhe shtëpive si dhe objekteve të tjera që preken nga ndërtimi i kësaj rruge. Me një fond prej 122.7 milionë lekësh janë shpronësuar të gjithë familjet, shtëpitë e të cilëve u prishën për ndërtimin e kësaj rruge. Shpronësimet janë bërë me vlerën e tregut, sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga ZRRP.

“Vlen të theksohet se ky investim po kryhet në kushtet e shpronësimit të plotë të pronarëve të, dhjetëra shtëpive që bllokonin (siç mund ta mbani mend) realizimin e këtij projekti. Shpronësimi është kryer në një vlerë prej afro 122.7 milionë lekësh, me fondet e Bashkisë së Tiranës. Në një kohë jo fort të gjatë, do kemi mundësi të shijojmë të gjithë përfitimet e mëdha që ky investim do të ketë për qytetin e Tiranës në tërësi dhe për këto lagje që do të lidhen me njëra-tjetrën me parametra

KOMENTE