Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burgaj: Etika e komunikimit të punonjësve të policisë duhet të jetë primare
English

Burgaj: Etika e komunikimit të punonjësve të policisë duhet të jetë primare

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Hysni Burgaj, gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, u kërkoi atyre realizimin e një shërbimi të shpejtë, efikas dhe profesional për qytetarët dhe vlerësimin e çdo shqetësimi të ngritur prej tyre.

Në takimin e zhvilluar morën pjesë, Drejtori i Policisë së Qarkut Z. Bernard Çaushaj, Shefat e Komisariateve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, punonjës të Sallave të Drejtimit dhe Komandimit, të shërbimit të Patrullës së Përgjithshme, si dhe punonjës të tjerë të strukturave të sigurisë publike.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, falenderoi strukturat e Policisë së Tiranës, për punën, kontributin e dhënë dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë aktivitetit të ngjeshur me të cilin përballen këto struktura, çdo 24 orë, për garantimin e sigurisë në Kryeqytet.

Ndërkohë Z. Burgaj kërkoi nga këto struktura një koordinim më të mirë të punës ndërmjet Sallave të Drejtimit dhe Koordinimit dhe shërbimeve të policisë në terren, si dhe ndjekjen prej tyre në çdo rast me përparësi të dinamikës dhe problematikës së shfaqur.

Në mënyrë të veçantë Z. Burgaj u ndal tek përmirësimi i etikës së komunikimit të punonjësve të policisë me qytetarin, duke kërkuar dhe vlerësimin e evidentimin e çdo shqetësimi të ngritur nga qytetarët, si dhe sqarimin e tyre për çdo problem që mund t’i drejtohen strukturave të policisë.

“Në asnjë rast nuk duhet të ketë nënvlerësime të telefonatave të mbërritura në Sallën Operative, por duhet një shërbim i shpejtë dhe efikas, pasi në të kundërt impakti tek qytetarët do jetë negativ, duke ndikuar dhe tek besimi i tij tek strukturat e policisë.

Shërbimi i Sallës Operative dhe strukturat e policisë në terren duhet të evidentojnë çdo shqetësim të qytetarëve, duke marrë dhe masa të menjëhershme për zgjidhjen e tyre.” – theksoi Z. Burgaj.

Në këtë kontekst Z. Burgaj u kërkoi drejtuesve të Policisë së Tiranës, që të identifikojnë ato punonjës policie, të cilët me veprimet ose mosveprimet e tyre nuk janë të përshtatshëm për organizatën e Policisë së Shtetit, duke marrë dhe masa ndaj tyre konform Rregullores së Disiplinës, pasi këto elementë hedhin poshtë punën e shumë punonjësve të tjerë, të cilët janë të përkushtuar dhe profesionistë në punën e tyre.

“Shpejtësia e reagimit dhe ndjekja e problemit deri në zgjidhjen e plotë të tij, janë elementë thelbësor për një shërbim sa më efikas ndaj qytetarit dhe padyshim që në punën e strukturave të Policisë së Shtetit jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin mbizotëron përgjegjësi, gatishmëri, etikë komunikimi dhe profesionalizëm në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve, ndërkohë që për çdo shkelje të evidentuar ndaj përgjegjësve do të merren masat e parashikuara në aktet normative”- theksoi në përfundim të takimit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

KOMENTE