Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kirurgu Adnan Këlliçit iu akordua urdhri “Mjeshtër i Madh”
English

Kirurgu Adnan Këlliçit iu akordua urdhri “Mjeshtër i Madh”

Kryeministri Berisha shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut kirurg otorino-laringolog Prof. Adnan Këllëçi, në një vizite të zhvilluar në familjen e tij.

Kryeministri e cilësoi profesor Këlliçin, si një prej mjekëve më të shquar dhe humanist, i cili karrierën dhe jetën e tij profesionale ia dedikoi të sëmurëve dhe problematikave të tyre. Kryeministri vlerësoi edhe kontributin e doktor Këlliçit, si një demokrat i ditëve të para të themelimit të Partisë Demokratike, e cila me largimin e tij nga jeta, humbi një personalitet të spikatur të saj.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të afërmve të tij, Kryeministri tha se Profesor Këlliçi do të kujtohet gjithmonë si një prind e mik i shkëlqyer dhe një qytetar shembullor i këtij vendi.

“Me Prof. Adnan Këlliçin mjekësia shqiptare humbet njërin prej personaliteteve te saj me te shquar , njërin prej mjekeve më apasionant, kirurgët otojatrik më të shkëlqyer, një humanist të madh që një jetë të tërë iu përkushtua me gjithë shpirt ndihmës së të sëmurëve, problematikës së tyre.

Adnan Këlliçi ishte një qytetar shembullor i këtij qyteti dhe i këtij vendi, një prind shembullor, një mik i shkëlqyer. Ata të cilët e kanë njohur nga afër ndjejnë sot në shpirt një zbrazëti të madhe me humbjen e tij, por kujtimi i tij është i madh. Vepra e tij është e ndritur. Adnan Këlliçi ishte një demokrat i flaktë i ditëve më të para të themelimit të PD, ishte njeri prej personaliteteve më të vendosura të saj, kështu që sot është një ditë zie për mbarë demokratët e vendit.

Edhe njëherë dua ti shpreh familjes, miqve dhe shokëve ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të pakompensueshme. Ai ishte një mik i vërtetë, një mik i shkëlqyer.” u shpreh kryeministri.

Për meritat e tij në fushën e mjekësisë, zotit Adnan Këlliçi iu akordua urdhri “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, me motivacionin: “Kirurgut të talentuar të otorino-laringologjisë, për aktivitetin e tij të shquar në fushën e shëndetësisë, për kontributin e pareshtur shkencor dhe pedagogjik në formimin e brezave të rinj të specialistëve dhe për veprimtarinë e tij humane e shoqërore”.

KOMENTE