Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Firmoset vendimi mbi pronësinë e oborreve në përdorim
English

Firmoset vendimi mbi pronësinë e oborreve në përdorim

Kryeministri Berisha ka firmosur dje vendimin “Për përcaktimin e proçedurës së kalimit në pronësi të oborreve në përdorim” që Keshilli Ministrave miratoi këtë jave.

Me këtë vendim, Qeveria shqiptare i jep fund absurdit që e ka zanafillën në vitet e errta të diktaturës, ku liritë dhe të drejtat mbi pronën private dhe individuale, mohoeshin krejtësisht, dhe i hapet rruga e pronësisë së plotë mbi pronën e tyre dhjetra mijra familjeve shqiptare.

Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurës së kalimit në pronësi të sipërfaqeve per te gjithe qytetaret e Republikes Shqipërisë, te cilet kane te shenuar në dokumentat e pronësisë se tyre cilesimin “oborr në përdorim”.

Gjithashtu ky vendim parashikon edhe regjistrimin e këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme.

Autoriteti shtetëror i ngarkuar për kalimin e pronesie se “oborreve në përdorim” ne baze te ketij vendimi është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave e cila do te realizoje procesin ne afate te shkurtuara dhe vetem ne nje zyre.

AKKP-ja, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe e dokumentacionit nga kërkuesi, jep konfirmimin prane Zyrave Regjisrimit te Pasurive te Paluajtshme per te kryer regjistrimin e prones.

Për kalimin e pronësisë, qytetarit i duhet thjesht te paraqese pranë AKKP-së kërkesë-formularin, drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande.

Ky vendim është shumë i rëndësishëm për dhjetra mijra familje, pasuritë e të cilëve do të zotërohen perdundimisht prej tyre. Në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë do të fitojnë të drejtën e mohuar deri më sot për të zhvilluar pronat që i trashegonin, i takonin ose u përkisnin.

KOMENTE