English

Shtetasit kosovarë, kush ka patentë serbe duhet ta ndërojë pasi nuk vlen më

Për qytetarët me vendbanim në Kosovë që nga sot lejet e qarkullimit (patentat)që i ka lëshuar MPB të Serbisë, nuk vlejnë më.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Bajram Rexhepi ka sqaruar për Tanjugun e Beogradit se patenta e lëshuar nga njësitë rajonale të MPB të Serbisë, nga Kosova janë të pavlefshme që nga sot dhe personat e pajisur me këto patenta nuk mund të drejtojnë automobilat në Kosovë.

Ai ka shtuar se patentat serbe me regjistrimet e atjeshme vlejnë edhe në Kosovë por pronarët e automobilave gjatë hyrjes në Kosovë në këtë rast duhet të paguajnë sigurimin.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Sasha Rashiq i ka thënë Tanjugut se poseduesit e patentave serbe mund t’i zëvendësojnë ato me patenta – të Kosovës.

KOMENTE