Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia është kthyer në agjenci mortore, pasi nuk ka shtet , shprehet Saimir Tahiri
English

Policia është kthyer në agjenci mortore, pasi nuk ka "shtet", shprehet Saimir Tahiri

Vetëm gjatë 3 muajve të fundit kanë humbur jetën 158 qytetarë dhe janë plagosur rëndë 220 të tjerë. Deputeti socialist Saimir Tahiri përmes një deklarate për shtyp, e ka cilësuar këtë si “bilanc lufte”, duke shkaktuar gjatë këtyre 3 muajve një masakër të vërtetë në vend. Heshtja e Sali Berishës për këtë situatë ka vetëm një përgjigje, ka nënvizuar Tahiri, “çmimi i pushtetit dhe i karriges së kryeministrit, është për Berishën shumë më i vlefshëm se çmimi jetës që po paguajnë qytetarët dita ditës.”
Midis të tjerash lidhur me mungesën e shtetit, duke e fajësuar qeverinë si përgjegjëse direkte për krimin e shtuan ku çdo ditë njerëzit po ikin sikur po vriten zogj ai ka theksuar:
"Policia është kthyer në agjenci mortore. Oficerët dhe policët e thjeshtë janë të marrë peng nga militantë partiak e shërbëtorë të partisë në pushtet. Makinat e policisë nuk kanë as karburant, jo më infrastrukturë të specializuar për të luftuar kriminalitetin. Por arsyeja e vërtetë e kësaj masakre, është keqqeverisja e Sali Berishës. Varfëria po vret me plumba. Konflikti për pronën po merr jetë njerëzish. Papunësia ka hapur rrugët e krimit, drogës dhe vjedhjes. Keqqeverisja e Sali Berishës po e lë vendin tokë të djegur, me kriminelë që lajnë hesapet se mungon shteti, dhe të tjerë që vjedhin sepse mungojnë institucionet. Ku e ka gojën Kryeministri? Dhe sa Shqiptarë duhet të vriten nga plumbat që të flasë Kryeministri? Sa duhet të vriten rrugëve në aksidente tragjike që Sali Berisha të hapë gojën. Sa varëse, çanta, dyqane, toka e pasuri çfarëdolloj duhet të vidhet që Sali Berisha të hapi gojën? Kush qeveris për ata që panë vdekjen me sy e për të gjallët që sot kërcënohen në jetën dhe pasurinë e tyre?"

KOMENTE