Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
5 vjet udhëtojnë rreth botës, por vdesin disa metra para shtëpisë, 2 ditë pas kthimit
English

5 vjet udhëtojnë rreth botës, por vdesin disa metra para shtëpisë, 2 ditë pas kthimit

Një çift i cili kaloi pesë vjet së bashku duke udhëtuar nëpër botë vdiq vetëm dy ditë pas kthimit të tyre në shtëpi, pasi ata u goditën nga një tren vetëm disa metra nga banesa e tyre.

Daniela Weiss dhe partneri i saj Daniel Oelter, të dy 38 vjeç, kishin udhëtuar nëpër disa nga zonat më të rrezikshme të planetit në një turne maratonë nëpër Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Por ata u vranë pasi u përplasën nga një tren si ata kaluan një udhë hekurudhore pranë shtëpisë së tyre në Granichen, Zvicër, rreth orës 21:20 të mërkurën mbrëma.

Çifti ishte parë duke u përqafuar para se të ndodhte aksidenti. Djali vdiq në moment ndërsa Daniela vdiq të nesërmen në mëngjes në spital.

Nëna e Danielës tregon se atë mbrëmje ajo kishte darkuar jashtë me vajzën e saj, kishin bërë dhe pazar së bashku dhe më pas ajo i kishte thënë se do të shkonte të takonte Danielin për një shëtitje.

Ata ishin aq të lumtur dhe kishin gjetur njëri tjetrin. Por se do to vdisnin pak metra larg nga shtëpia e tyre, nuk e kisha menduar kurrë, pasi 5 vitet kishin qënë më të rrezikshme për ta, është shprehur tejet e pikëlluar dhe e shkatërruar nëna e saj.
"Humbja e fëmijës tuaj është gjëja më e keqe që mund të ndodhë", e mbyll intervistën nëna e Danielës me lot në sy.

KOMENTE