Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha fton për 100 vjetorin e pavarësisë kryeministrin slloven
English

Berisha fton për 100 vjetorin e pavarësisë kryeministrin slloven

Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Slloveni, Kryeministri Berisha u prit sot në takim kryeministri i Republikës së Sllovenisë, zoti Janez Jansa. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të dy kryeministrat zhvilluan një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi mes dy delegacioneve.

Gjatë takimit Kryeministri slloven Jansa shprehu kënaqësinë për vizitën e kryeministrit Berisha si dhe urimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Gjithashtu kryeministri Jansa i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimet më të mëdha për arritjet e jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe në të gjitha reformat e suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare. “Këto reforma bënë të mundur anëtarësimin në NATO në kuadër të së cilës Shqipëria po jep kontributin e saj shumë të vlerësuar në shërbim të paqes ashtu edhe hapat e rëndësishëm në procesin e integrimit në BE dhe aspektet e lidhura me të si liberalizimin e vizave. Kjo e fundit përbën një arritje madhore ë Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare”, theksoi kryeministri Jansa.

Kryeministri Jansa i shprehu kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Sllovenisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e moderuar e konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe kryeministri Jansa ri konfirmoi vullnetin e Sllovenisë për ti forcuar dhe zgjeruar edhe më tej ato si dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat në veçanti duke nxitur investitorët slloven për të investuar në Shqipëri.

Nga ana e tij kryeministri Berisha e falënderoi përzemërsisht kryeministrin slloven Jansa për ftesën dhe për mikpritjen e ngrohtë në këtë vend mik si dhe i uroi 20 vjetorin e pavarësisë së Sllovenisë duke theksuar se pas kësaj arritjeje madhore në një kohë shumë të shkurtër Sllovenia u shndërrua në shembullin më të mirë të konsolidimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe zhvillimit me ritme të shpejta të ekonomisë së lirë të tregut. "Gjate gjithë historisë sonë, Sllovenia ka qenë një mik i mirë dhe një mbështetës i fuqishëm i Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Sot anëtare e BE-së Sllovenia vijon të dëshmojë të njëjtin qëndrim miqësor e mbështetës ndaj Shqipërisë e kombit shqiptar për të cilin shqiptarët ju mbeten përherë mirënjohës!”, theksoi kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha e falënderoi kryeministrin Jansa për qëndrimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia mike i ka dhënë si në të kaluarën shqiptarëve në Kosovë ashtu edhe në vijimësi Republikës së Kosovës.
Me tej Kryeministri Berisha ri konfirmoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të punuar ngushtësisht me qeverinë e Sllovenisë për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat duke theksuar se investitorët sllovenë janë të mirëpritur në Shqipëri.

Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të ftuar kryeministrin Jansa për të vizituar Shqipërinë dhe për të marrë pjesë në festimet që do të zhvillohen për 100 vjetorin e pavarësisë duke theksuar se do të ishte një nder dhe kënaqësi e veçante që të mirëpresë në Tiranë në festimet e këtij jubileu historik një mik të madh e të shquar të Shqipërisë e shqiptarëve siç është kryeministri Jansa. Kryeministri Jansa e pranoi me kënaqësi këtë ftesë.

KOMENTE