English

CEZ njofton se këtë javë do të ketë ndërprerje energjie

Në kuadër të përmirësimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë, CEZ
Shpërndarje do të ndërmarrë këtë javë një sërë remontesh në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Për shkak të këtyre remonteve, në disa zona do të ketë edhe stakime të energjisë elektrike.
Por gjithashtu në Tiranë CEZ njofton se për shkak të një dëmtimi nga ana e ujësjellësit të kabllit të fidrit 20 KV të nënstacionit rajonal janë pa energji një sërë zonash në pjesën veriore të kryeqytetit si: "Rruga Besa", "Rruga 5 Maji", "Rruga e Dibrës", zona pranë Elektro-Mjekësores, si dhe gjithë televizionet brenda territorit të Kinostudios si; TV Klan, Ora News, Tv Scan, A1 Report. Sipas burimeve zyrtare nga CEZ, po punohet për riparimin e defektit.

KOMENTE