Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare për rifillimin e sesionit të ri
English

Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare për rifillimin e sesionit të ri

Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli.

Në hapje të seancës, e para për këtë sesion të ri parlamentar, Kryetarja e Kuvendit iu drejtua me një fjalë përshëndetëse deputetëve duke u uruar punë të mbarë në sesion të rëndësishëm.

Kuvendit iu drejtuan edhe zoti Gramoz Ruçi, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe zoti Astrit Patozi, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në vijim, Kryetarja e Kuvendit njoftoi deputetët për miratimin me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve të Programit të Punës për periudhën 2 shtator 2012-31 tetor 2012, si dhe Kalendarin Trejavor të Punimeve për periudhën 3 shtator 2012- 21 shtator 2012. Kuvendi miratoi me shumicë votash, aktin normativ “Për krijimin e Task-Forcës për marrjen e masave të menjëhershme ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane dhe zonat turistike e bregdetare”.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 12:30.

KOMENTE