Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i arsimit të Kosovës uron për fillimin e vitit të ri shkollor 2012-2013
English

Ministri i arsimit të Kosovës uron për fillimin e vitit të ri shkollor 2012-2013

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2012-2013, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit në Kosovë.

Në urim thuhet:

Të nderuar nxënës,
Mësimdhënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar,
Të respektuar prindër!

Ne tani po fillojmë vitin e ri shkollor, andaj shfrytëzoj rastin që t'iu them se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të gjitha përgatitjet që ky vit shkollor të jetë me fillim të suksesshëm, vazhdimësi të suskesshme dhe me përfundim të suksesshëm.

Një urim të veçantë kam për ata fëmijë, të cilët për herë të parë fillojnë rrugën e shkronjave dhe kanë fatin e madh që këtë vit shkollor ta fillojnë me Abetaren e Përbashkët të të gjithë gjeografisë kombëtare.

Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë urimet më të
përzemërta për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për një fillim të mbarë shkollor.

KOMENTE