Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Nishani përshendet çeljen e sesionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë
English

Presidenti Nishani përshendet çeljen e sesionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,

Me rastin e çeljes së sesionit të shtatë të legjislaturës së tetëmbëdhjetë, dëshiroj t’ju përcjell urimet e Presidentit të Republikës për një punë të mbarë të punimeve të këtij sesioni që po nis!

Në Shqipëri, ku funksionon demokracia parlamentare, Parlamenti është zemra e demokracisë, vendi ku prodhohen ligjet, që e bëjnë funksionale demokracinë dhe shtetin ligjor.

Kuvendi i Shqipërisë është vendi i debatit, konkurrencës, paraqitjes së pikëpamjeve, alternativave, por dhe i konsensusit e vendimmarrjes.

Kuvendi i Shqipërisë, gjatë viteve të sistemit politik demokratik ka në fondin e tij një kontribut të jashtëzakonshëm të grupeve parlamentare, por edhe të shumë deputetëve, të cilët me profesionalizmin, maturinë, qytetarinë dhe vizionin e tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e parlamentarizmit shqiptar.

Të nderuar deputetë!

Ne jemi në prag të festimeve të 100-vjetorit të themelimit të Shtetit Shqiptar, një çast kyç ky në historinë tonë.

Ky çast përkon edhe me një rrugëtim që kemi nisur prej disa vjetësh, aq shumë të dëshiruar dhe që të gjithë bashkë e konsiderojmë si alternativën e vetme: integrimin evropian!

Në këtë rrugëtim, nuk jemi vetëm, kemi mbështetjen e duhur të aleatëve dhe miqve tanë euroatlantikë.

Ne vijmë në këtë çast me disa arritje historike, që kanë shënuar kthesa të rëndësishme në funksionimin e demokracisë në vend.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, lëvizja e lirë e qytetarëve në hapësirën Shengen dhe arritjet në procesin e integrimit evropian janë gurë të rëndësishëm kilometrikë që janë bazuar dhe bazohen në merita.

Përpara nesh kemi sfida dhe detyra të rëndësishme.

Vullneti dhe dëshira për ta pasur vendin tonë një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian kërkon kontribute reale.

Në këtë kuadër, nxis forcat politike të punojnë bashkarisht për të arritur realizimin e detyrave të rëndësishme të parashikuara në 12 prioritetet e Bashkimit Evropian, përpara daljes së raportit të përparimit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Dëshiroj me këtë rast të nënvizoj rëndësinë e angazhimit të të gjithë deputetëve në heqjen apo kufizimin e imunitetit si një kontribut të vendosjes së një standardi politik dhe ligjor të nevojshëm për një shoqëri dhe një vend që aspiron vlerat evropiane të shtetit ligjor dhe të së drejtës.

Vijimi i angazhimeve të nisura nga të gjitha palët në ligjet e rëndësishme të lidhura me reformën në drejtësi dhe me jetën parlamentare, do të shënonte një kontribut të merituar për shtetin shqiptar.

Ne kemi në dorë fatin tonë dhe duhet të bëjmë gjithçka për të arritur këto standarde në një kohë sa më të shkurtër të mundshme.

Përvoja jonë në këto vite demokraci tregon se kemi ditur në çaste të rëndësishme, të dialogojmë dhe gjejmë zgjidhje të arsyeshme për sfidat, me të cilat jemi ndeshur.
Unë jam shpresëplotë se si përfaqësues të forcave politike, ju do të gjeni kurajën dhe mençurinë për t’u ngritur mbi interesat politike partiake dhe do të arrini konsensusin e nevojshëm për çështje me interes kombëtar dhe në interes të qytetarëve tanë.

Por Kuvendi i Shqipërisë me rastin e fillimit të sesionit të ri parlamentar ka mrrë përshëndetjen edhe nga presidenti i ri, zoti Bujar Nishani. Në fjalën e tij përshëndetëse thuhet:

"Të nderuar deputetë,

Konsensusi i dëshiruar politik, dialogu, toleranca dhe bashkëpunimi i synuar do t’i hapin rrugë një procesi normal zgjedhor ku parashikohet të hyjë vendi ynë në vitin e ardhshëm.

Në përfundim të këtij mesazhi, më lejoni dhe njëherë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta për mbarëvajtjen e suksesshme të sesionit të ri parlamentar që ju sot po nisni dhe t’ju garantoj se tek Institucioni i Presidentit të Republikës do të gjeni një partner të besueshëm, të orientuar thellësisht tek Kushtetuta dhe ligji, në realizimin e sfidave mjaft të rëndësishme në këtë 100-vjetor të Pavarësisë!

Punë të mbarë!"

KOMENTE