Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lufthansa ndërpret fluturimet. Shkak greva
English

Lufthansa ndërpret fluturimet. Shkak greva

Lufthansa, kompania më e madhe ajrore në Gjermani sot anulloi dhjetra fluturime në të tre aeroportet e vendit duke shkaktuar radhë të gjata dhe një acarim te pasagjerët.

Shkak u bë greva që mbahet si protestë ndaj pagave dhe kushteve të punës të punonjësve të fluturimit. Sindikata UFO kërkon një rritje prej 5 për qind të pagës për mbi 18 mijë punonjësit e fluturimit.

Kompania Luftansa tha se ofron një rritje prej 3,5 për qind të pagave dhe se kërkon gjithashtu një shtim të vogël të orarit të punës. Sindikata e kundërshton atë që ajo e cilëson një rritje graduale dhe paga më të ulëta për punonjësit e rinj.

KOMENTE