Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Kuçi: Kodi i ri Procedurës Penale modern dhe respektues i të drejtave të njeriut
English

Ministri Kuçi: Kodi i ri Procedurës Penale modern dhe respektues i të drejtave të njeriut

Projektkodi i ri Procedurës Penale është shumë më modern dhe më praktik se sa kodi aktual- kështu u tha në prezantimin publik ku i ftuar nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendi të Kosovës, për ta prezantuar këtë kod, ishte Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi.

Para të pranishmeve në këtë prezantim publik, Ministri Kuçi tha: “Me lejoni që në fillim të shpreh falënderimin për punën e Komisionit dhe të Kuvendit në përgjithësi për finalizimin e ligjeve bazike për sistemin juridik në Republikën e Kosovës. Dua gjithashtu të ju falënderoj veçanërisht për punën tuaj të madhe që keni bërë në ligjet voluminoze të sjella nga Ministria e Drejtësisë siç ishin Kodi Penal, Ligji për marrëdhëniet Detyrimore dhe tani Kodin e Procedurës Penale.

Hartimi dhe finalizimi i Projektkodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës paraqet një ndër angazhimet direkte të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës për plotësimin e infrastrukturës ligjore në fushën e drejtësisë penale, si dhe eliminimin e zbrazëtive dhe mangësive ligjore në këtë fushë.

Me kodin e procedurës penale në radhë të parë synohet harmonizimi i dispozitave të këtij me kodi me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, duke reflektuar ndryshimet e nevojshme të evidentuara gjatë zbatimit në praktikë.

Me këtë Kod përcaktohen rregullat e procedurës penale të cilat janë të detyrueshme për punën e gjykatave, prokurorisë së shtetit, si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në procedurën penale.

Gjatë përgatitjes së këtij Kodi, grupi punues është fokusuar në eliminimin e të gjitha mangësive, zbrazëtirave dhe vështirësive të evidentuara gjatë zbatimit të Kodit nga ana e institucioneve përgjegjëse në këtë fushë, dhe sidomos nga ana e prokurorive dhe gjykatave të Republikës së Kosovës. Në ndryshim e Kodit gjithashtu jemi fokusuar në përditësimin e tij me rrethanat aktuale në vend, duke pasur parasysh që Kodi i Procedurës Penale që është në zbatim është nxjerr në rrethana krejtësisht tjera që kanë qenë prezentë në Kosovë. Me ndryshimin e rrethanave politike, ekonomike dhe statusit të Republikës së Kosovës është e nevojshme që edhe Kodi i Procedurës Penale të ndryshohet. Këtu dua të ndaj veçanërisht praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut, e cila ka nxjerrë një mori rastesh gjatë këtyre viteve të fundit që kanë të bëjnë me Procedurën Penale. Dua t’ju siguroj se grupi ynë punues ka shikuar vazhdimisht praktikën gjyqësore për t’u siguruar që risitë që i sjellim, të kenë garancën e kërkuar të mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut.

Sipas Projektkodit të Procedurës Penale që përmban 549 nene të ndara në 6 pjesë dhe 38 kapituj, procedura penale do të jetë më ndryshe në shumë aspekte nga kodi aktual. Ky Kod është në përputhe me Të drejtën aktuale Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera në Kosovë.

Ne i kemi parë edhe komentet e OSBE-së e cila studion në veçanti këtë aspekt të legjislacionit, dhe fatmirësisht kemi marrë komente shumë lavdëruese për Kodin e ri, duke cilësuar se ai i përfshinë standardet ndërkombëtarë dhe praktikat më të mira të kësaj fushe.

• Kodi i ri i Procedurës Penale është i ndërtuar për madhësinë dhe mbi të gjitha mundësitë dhe burimet njerëzore që i ka Kosova. Siç ka bërë me dije edhe OSBE, ai i përfshinë standardet më të mira ndërkombëtare, por akoma do të mundësojë që drejtësia të vehet në mënyrë më efikase, duke përdorur më pak gjyqtarë dhe duke mundësuar që gjyqtarët të punojnë edhe në rastet e mbetura nga më parë. Për shembull, heqja e procedurës së konfirmimit shkon në favor të eficiencës si për kah koha e procedurës, ashtu edhe për kah numri i gjyqtarëve, ngase do të kemi një gjyqtar më pak të nevojshëm për një procedurë, dhe kjo për një vend me pak gjyqtarë si Kosova, do të thotë shumë.
• Kodi i ri i Procedurës Penale është i ndërtuar për krimet aktuale në Kosovë. Përveç që garanton një standard ndërkombëtar, veçanërisht të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ai njëkohësisht i jep mundësi më të mëdha policisë dhe prokurorisë që të hetojnë aktivitete komplekse kriminale, siç janë krimi i organizuar, krimet financiare e korrupsioni. Kjo përfshinë mundësinë për të përdorur marrëveshjen me të pandehurin dhe dëshmitarët bashkëpunues në mënyrë më efikase për të ndërtuar raste më të mira, më të forta dhe më të përgatitura në rastet e krimit të organizuar apo korrupsionit.
• Duke qenë se Kodi Penal kërkon në shumë vende për konfiskimin e detyrueshëm të pasurisë së fituar përmes veprave penale, Kodi i Procedurës Penale kërkon nga gjyqtarët dhe prokurorët që të merren me çështjen e konfiskimit në secilin stad të procedurës penale. Prandaj, në kapitullin XVII do të ketë mundësi për të ngrirë pasurinë, t’i sekuestrojë ato, apo t’i konfiskojnë ato pas përfundimit të gjykimit. Kjo do të shkojë krah për krah me Ligjin për kompetencat e zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, e cila i jep gjyqtarëve dhe prokurorëve mundësinë që të konfiskojnë pasurinë e atyre që kanë ikur nga vendi, kanë vdekur apo edhe atyre që nuk munden ta shpjegojnë prejardhjen e pasurisë së tyre, qysh nga viti 1999.

Më lejoni të theksoj se Kodi i ri Penal, Kodi i ri i Procedurës Penale dhe Ligji për konfiskimin e pasurisë, tregojnë se Kosova është shumë serioze dhe e vendosur për të hequr benefitet e kriminelëve nga krimet e tyre. I kemi shpallur luftë shumë të ashpër dhe të vendosur krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ky kombinim ligjesh e dëshmon këtë.
• Kodi i ri i Procedurës Penale është i përpiluar për viktimat e krimit në Kosovë. Kemi marrë shumë raporte pozitive në drejtimin e përfshirjes së të drejtave të viktimave në këtë Kod. Kapitulli VI i këtij Kodi përmban të drejta shumë të qarta për viktimat. Me këto të drejta më të mira, më të qarta, viktimat mund t‘i mbrojnë interesat e tyre. Sipas nevojës, në rastet kur ka marrëveshje me të pandehurin, viktima mund të kursehet nga trauma e dëshmisë në seancë. Megjithatë, nëse viktima dëshiron, ai ose ajo mund të mbajnë edhe fjalimin përmbyllës të seancës përfundimtare. Ndonëse nuk kemi më ndjekje sipas padisë private, viktima tani me këtë Kod ka të drejta më të mëdha gjatë procedurës penale.
• Kodi i ri i Procedurës Penale është i ndërtuar për të qenë i qartë. Kemi marrë gjithashtu edhe shumë raporte të mira për qartësinë e këtij kodi dhe mënyrës së ndërtimit të tij. Policia, prokuroria dhe gjyqtarët kanë detyra dhe kompetenca të qarta dhe të definuara mirë. Të gjitha deklaratat dhe intervistat duhen të incizohen. Procedurat e apelit janë të qarta. Kemi shtuar madje edhe tituj secilit nen në mënyrë që të jetë me e lehtë edhe për laikët që të lexohet dhe të kuptohet e hulumtohet Kodi.
• Ky Kod është i menduar për të qenë i drejtë me të gjitha palët në procedurë. Kemi marrë raporte shume pozitive në lidhje me barazinë e palëve në Procedurë. Përderisa Prokurorët kanë më shumë fuqi hetuese, i pandehuri ka gjithashtu shumë mundësi për ta mbrojtur vetveten në gjykim. Kapitulli XIX përcakton rregulla të qarta për një gjykim të drejtë e publik, përfshirë këtu kërkesën që aktgjykimi të shpallet shpejtë, ndërkaq neni 369 kërkon që aktgjykimi të jepet me shkrim brenda 30 ditësh në shumicën e rasteve.
• Ky Kod është i menduar që të jetë i drejtë, por gjithashtu praktik. Neni 475 i lejon gjykatës dhe prokurorit që të gjejnë mënyra më të mira për t’i dorëzuar dokumentacionin e detyrueshëm të pandehurit, gjë që sot paraqet një problem të madh në gjykatat e vendit dhe shkakton shumë vonesa, sado që është një çështje shume teknike.
• Kodi i ri Procedurës Penale ka përmirësuar gjithashtu kontrollin dhe bilancin e palëve të përfshira në procedurën penale në mënyrë që të sigurohet se asnjë pjesë e sistemit të mos jetë shumë më e fuqishme apo shumë më e dobët se tjetra dhe kështu të eliminohet mundësia e korruptimit të ndonjërës.
• Është përmirësuar mundësia e hetimit të krimeve të komplikuara duke përfshirë përcaktimin e saktë të masave të fshehta të hetimit, përgjimeve, simulimeve, dhe marrjen e të dhënave financiare në fazat e hershme të procedurës.
• Me qëllim të ngritjes së efikasitetit të procedurës është fshirë procedura e konfirmimit të aktakuzës. Këtu dua të përmend që kemi paraparë megjithatë një mekanizëm i cili do të pamundësonte padi që në shikim të parë janë të pa-baza, që të shkojnë në gjykim. Megjithatë, gjatë konsultimit me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, kemi pasur rekomandime të bazuara mirë që Procedura e Konfirmimit në pothuajse të gjitha rastet dëshmohet si e panevojshme. Për shembull, një gjyqtar hedhë poshtë maksimalisht rreth dy apo tri aktakuza gjatë tërë vitit, ndërkaq, për të kaluar këtë stad procedurës, Procedura Penale zgjatet për më shumë se dy apo tre muaj, varësisht nga gjykata.
• Është rregulluar dhe përcaktuar më saktë kompetenca dhe bashkëpunimi i policisë me prokurorin.
• Është përcaktuar një fazë formale e hetimit me më shumë të drejta për të pandehurin, por me rregulla më të mira për marrjen e deklaratave në procedurën paraprake.
• Rregullat për ekspertiza nga ekspertët e jashtëm te të gjitha fushave janë bërë shumë më të qarta dhe do të duhej të rezultonin në prova shumë më të mira dhe më të qëndrueshme në procedurë.
• Ka rregulla më të fuqishme për mbrojtjen e të pandehurit i cili gjendet në paraburgim. Nga ana tjetër, burimet e nevojshme për rishqyrtim dhe aprovim të masës së paraburgimit janë shumë më të pakta.
• Ka përmirësime në dispozitat e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë të cilat do tu ndihmojnë gjykatave të adresojnë çështjen e grumbullimit të lëndëve si dhe hetimin e veprave penale;
• Rëndësi e madhe i është kushtuar procedurës së konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale, me ç’rast janë përfshirë dispozita të reja që përcaktojnë më qartë procedurën për ngrirjen e përkohshme të aseteve, konfiskimin e përkohshëm, masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë, si dhe për konfiskimin e përhershëm të pasurisë. Këtu duhet theksuar që është siguruar mos të kemi kolizion me projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale.
• Po ashtu janë specifikuar dhe përcaktuar në detaje rregullat e provave dhe rendi në gjykim në pajtim me praktikat më të mira Evropiane.
• Për të qenë në pajtueshmëri me rregullat e etikës dhe praktikat më të mira të vendeve tjera, është paraparë ndalesa për kontaktin ex parte mes gjyqtarit të apelit dhe palëve. I tërë komunikimi me Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme do të jetë përmes dorëzimit të dokumentacionit apo përmes seancave.
• Është rregulluar procedura e ankimimit për t’u përshtatur me strukturën e re të organizimit të gjykatave nga viti 2013 dhe sipas propozimit të gjithë akterëve e kryesisht të KGJK-së dhe KPK-së, janë kufizuar rastet për të cilat mund të shkojnë ankesat në Gjykatë Supreme, duke siguruar në të njëjtën kohë qytetarëve t’ju garantohet gjithsesi e drejta për rishikim të dënimit por gjithsesi duke ruajtur edhe efikasitetin e gjyqësorit.
• Është përmirësuar mundësia dhe ligjshmëria e marrjes së dëshmive të dëshmitarëve, veçanërisht të atyre që mund të pritet se do të mungojnë gjatë gjykimit kryesor,
• Është përmirësuar mundësia e marrjes së dëshmive financiare dhe prezantimit të tyre para gjykatës. Në këtë mënyrë, do të jetë shumë më e lehtë që të vërtetohet dobia pasurore, marrja e mitos apo shpëlarja e parave.
• Me ndryshimet e bëra në procedurën e pranimit të fajësisë, inkurajohen dëshmitarët bashkëpunues dhe kjo do të mundësojë prokurorëve dhe gjyqtarëve arritjen më të lehtë të provave, sidomos në rastet kundër korrupsionit dhe formave të tjera të krimit të organizuar.

Ministria e Drejtësisë i ka dëgjuar me shumë vëmendje ankesat e shumta për problemet me sistemin gjyqësor në vend. I kemi dëgjuar analizat e profesorëve, prokurorëve, gjyqtarëve, avokatëve, ekspertëve ndërkombëtarë, policëve dhe shumë të tjerëve. Kur dikush ka paraqitur një çështje si problem, ne e kemi gjetur zgjidhjen dhe e kemi reflektuar atë në këtë Kod. Kur dikush ka propozuar një zgjidhje edhe më të mirë, ne e kemi dyshuar dhe përsëri e kemi reflektuar në këtë Kod.

Unë si Ministër i Drejtësisë kam kërkuar një Kod i cili është modern, i respekton të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha kam kërkuar një kod për Kosovën.

Prandaj, është një kod i qartë, praktik, i përshtatet sistemit tonë të gjykatave dhe adreson problemet e Kosovës me burimet njerëzore që i ka sot. Dhe kjo e bën këtë Kod një Kod për Kosovën.

Prandaj, unë kërkoj mbështetjen tuaj për miratimin e Projektkodit të Procedurës Penale.

Ministria e Drejtësisë mbetet e gatshme që të marr pjesë dhe të mbështesë Komisionin në të gjitha takimet dhe seancat për shqyrtimin e këtij propozimi, deri në miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”.

KOMENTE