English

Programit IPA. Bashkëpunimi Ndërkufitar Shqipërisë dhe Malit te Zi 2007-2013

Në kuadër të Programit IPA Bashkëpunimi Ndërkufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Malit te Zi 2007-2013, me datë 3 shtator 2012, u shpall Thirrja e III-të për Projekt propozime për të zbatuar skema granti në sektorin e Zhvillimit Ekonomik, Mjedisor, Kulturor dhe Social.
Rajonet përfituese të programit për Shqipërinë janë: Qarku Shkoder dhe Qarku Kukës; ndërsa për Malin e Zi, zonat e lejueshme të Programit janë: Budva, Bar, Ulqinj, Berane, Plav, Andrijevica, Podgorica, Danilovgrad and Cetinje. Rajon përfitues i afërt i programit për Malin e Zi është dhe bashkia Rožaje.
Prioritetet e programit janë:
· Prioriteti I: Zhvillimi ekonomik me theks në promovimin e turizmit,
· Prioriteti II: Promovimi dhe mbrojtja e mjedisit,
· Prioriteti III: Përmirësimi i kohezionit social nëpërmjet veprimeve njerëz për
njerëzit.
Totali i buxhetit (kontributi I Bashkimit Europian dhe kontributi kombëtar) për Malin e Zi dhe Shqipërinë për këtë thirrje është € 2.610.000 euro.
Përfituesit e lejueshëm që mund të aplikojnë:
Administrata të pushtetit vendor (rajone, rrethe, bashki dhe komuna); Shoqata profesionale; Dhomat e Tregtisë dhe organizata të tjera që mbështesin biznesin; Agjenci / institucione jofitimprurëse kombëtare dhe vendore; Organizata publike të qeverisjes qendrore ose vendore; Zyrat vendore të punësimit; Universitetet, shkollat, institucionet arsimore dhe kërkimore; Qendrat e formimit profesional; Parqet kombëtare; Shoqatat kulturore dhe sportive; OJF-të;
Afati përfundimtar për dorëzimin aplikimeve eshtedata 3 Dhjetor 2012, ora 16.00 me orën lokale.
Aplikimet duhet të dorëzohen në një zarf të vulosur nga një postë e regjistruar, korier privat, ose dorazi (shoqëruar me një faturë të firmosur dhe me datë),

KOMENTE