English

Universiteti Fordham, Bronx New York, takim komemorativ për Ali Podrimen

Tё shtunёn me 8 Shtator 2012, duke filluar nё 12.30 tё ditёs do tё mbahet njё mbledhje komemorative pёr poetin tonё tё shquar Patriarkun e vargjeve lirike shqiptare,- te pavdekshmin- Ali Podrimja- nё Universitetin Fordham nё Bronx, New York, nё sallёn nr. 237 tё Fakultetit Mc.Ginley Center .
Pёr jetёn dhe veprimtarinё e Ali Podrimёs do tё flasin personalitete tё letёrsisё dhe kulturёs shqiptare nga komuniteti ynё. Aktorёt tonё do tё recitojnё shqip dhe anglisht vargje tё zgjedhura poetike tё Ali Podrimjes dhe nё fund do tё shfaqet njё dokumentar pёr jetёn dhe veprёn e tij letrare pёrgatitur nga Televizioni i Kosovёs.

Organizator dhe nen kujdesin e drejtperdrejte te publicistit shqiptaro -amerikan Gjeke Gjonlekaj, mbeshtetur nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, me perfaqesuese- Raimonda MOISIU dhe “Televizioni " Kultura Shqiptare” dhe “Gjonlekaj Publishing Company”.Pjesemarrja tuaj nderon figuren e poetit tone te dashur Ali Podrimja-JU FLM!

KOMENTE