English

Pippa Middleton shihet nën shoqërinë e elitës njujorkeze

Pavarësisht që ka qenë në Nju Jork për më pak se një javë, Pippa Middleton është parë e shoqëruar nga një tjetër anëtar i një shtrese të lartë të Nju Jorkut.
Motra e Dukeshës së Kembrixhit që sapo mbushi 29, është parë në Soho House në Manhattan me Alexander Gilkes.
33 vjeçari, i cili zotëron një kompani marketingu në SoHo, është parë duke mbajtur derën e hapur anëtarëve të klubit privat për Pippa.

Por, dikush që mendon se mund të kenë një romancë e cila mund të lulëzojë duhet të dinë që zoti Gilkes u martua këtë verë me projektuesen e modës zonjën Misha Nonoo.

Megjithatë ata janë parë edhe gjatë festës por kjo nuk ka më shumë se sa një miqësi.

Pipa dukej e mahnitshme nën fustanin 395 dollarë të Nanoo collections.

Pippa ndodhet në New Jork për javën e modës që po zhvillohet dhe se si ajo së shpejti do të hedhë në treg dhe librin e saj që është një udhëzues këshillash për planifikimin e ngjarjeve gjatë gjithë vitit.

Pippa ka disa muaj që është ndarë nga i dashuri i saj Alex.

KOMENTE