Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjimnazit të Rrëshenit i vihet çelësi nga shëndeti publik
English

Gjimnazit të Rrëshenit i vihet çelësi nga shëndeti publik

Gjimnazi i qyteti të Rrëshenit në rrethin e Mirditës rrezikon të mos hapet këtë fillim viti shkollor për shkak të kushteve të rënduara higjeno-sanitare.

Situata në këtë institucion të arsimit në qytetin e Rrëshenit ka detyruar drejtorinë e shëndetit publik të kërkojë mbylljen e godinës deri në plotësimin e kushteve. Situata nuk ka ndryshuar edhe pse na ndan vetëm një ditë përpara se të nis procesi mësimor, për të ndërhyrë tashmë ështe shumë vonë dhe gjithçka ka mbetur në mëshirë të fatit.

Gjendja pranohet edhe nga drejtoresha e shkollës Valbona Reçi, sipas të cilës më herët janë lëshuar dy procesverbale për mbylljen e godinës por asnjë masë nuk u mor për këtë qëllim.
Mbi 15 ambjente të mbyllura që nuk funksionojnë, ka mungesë të ujit të rrjedhshëm, amortizim total i të gjithë bazës materiale, dhe në disa rastet ujërat e zeza janë shqetësim për këtë shkollë pasi dalin në sipërfaqe.

KOMENTE