Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irak. Dhjetëra të vdekur nga forcat e sigurisë
English

Irak. Dhjetëra të vdekur nga forcat e sigurisë

Dhjetëra njerëz janë vrarë të paktën në 11 sulme t e fundit të bëra ndaj forcave të sigurisë në Irak.
Në incidentin vdekjeprurës të sulmeve të fundit u vranë 11 ushtarë në një bazë ushtarake pranë Bagdadit.
Dy bomba makinë vranë një total prej të paktën 14 personash dhe u plagosën mbi 60 në jug-lindje të qytetit Amara, sipas zyrtarëve lokalë.

Kryengritësit Suni të lidhur me al-Kaidën janë fajësuar për shumicën e dhunës së kohëve të fundit në Irak.
Një bombë pranë qytetit verior të Kirkukut ka vrarë shtatë policë të cilët ishin për punë me kompaninë shtetërore të naftës, sipas zëdhënësit të policisë.

Raportet sugjeruar se ka pasur një total prej të paktën 11 sulme në të gjithë vendin, duke vrarë të paktën 45 njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Në një prej incidenteve, me bombë që shpërtheu në afërsi të konsullatës franceze në qytetin e Nasiriya në jug të Bagdadit, dy viktima mbetën të vrarë.
Dhuna e fundit vjen vetëm disa ditë pasi tetë persona u vranë në sulme mbi vendin Musliman të adhurimit në Kirkuk.

Megjithëse dhuna ka rënë që prej kulmit të saj në vitin 2006 dhe 2007, përsëri pas tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku në dhjetor të vitit 2011 ka patur rritje të tensioneve politike dhe sektare.

KOMENTE