English

Turisti gjerman gjen vdekjen në Përrenjas

Turisti gjerman Pover Bennwalper është gjetur i vdekur nga shkaqe mistrioze në qytetin e Përrenjasit.

69 vjeçari bashkë me dy shokë të tjerë ishte duke udhëtuar me një furgon kampingu dhe në Përrenjas kishin vendosur të qëndronin për të kaluar natën.

Ndërsa dy të tjerët vendosën të flinin brenda ai vendosi të flinte jashtë ku dhe ka gjetur vdekjen.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së vdekjes së turistit gjerman.

KOMENTE