Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lulzim Basha uron fëmijët nga shkolla “Jeronim De Rada”
English

Lulzim Basha uron fëmijët nga shkolla “Jeronim De Rada”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zgjedhur një mënyrë të veçantë, për t’u uruar nisjen e vitit të ri shkollor, nxënësve që për herë të parë ulen në bankat e shkollës. Rreth 5300 fëmijë të klasave të para kanë gjetur në bankat e tyre një dhuratë simbolike, me mjetet mësimore nga Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, të shoqëruara me një kartolinë urimi. Zoti Basha ishte dje në shkollën “Jeronim De Rada”, nga ku u ka uruar suksese, të gjithë nxënësve të kryeqytetit që nisën vitin e ri shkollor.

“Ju uroj nga zemra, ju dhe prindërve tuaj, të keni një vit sa më të mbarë!

Një urim të veçantë kam për të gjithë fëmijët që fillojnë klasën e parë në qytetin tonë dhe që janë plot 5305 fëmijë. Uroj të jetë sa më paharrueshme kjo ditë, e cila shënon fillimin e rrugës së bukur të dijes, për ta. Të njëjtin urim u përcjell edhe fëmijëve të tjerë të qytetit, nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme që fillojnë sot vitin e ri shkollor 2012-2013. Është një vit i veçantë, viti i Pavarësisë dhe krahas programit mësimor, këto institucione të qytetit tonë, shkollat 9-vjeçare, shkollat e mesme janë edhe parneret e Bashkisë, në realizimin e një sërë aktivitetesh, siç janë konkurset, olimpiadat, kampionatet sportive që do të jenë jo vetëm risia e këtij viti por pjesë e pandarë e përkushtimit të Bashkisë së Tiranës, për të mbushur në mënyrë sa më domethënëse dhe kuptimplotë kohën e lirë të fëmijëve të kryeqytetit, të nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Në këtë kuptim, kujdesi për ta do të vazhdojë, jo vetëm duke përmbushur detyrat që Bashkia ka sa i përket mirëmbajtjes dhe investimeve në institucionet shkollore por edhe në ambientet që frekuentohen nga rinia e qytetit, në veçanti nga rinia e shkollave të mesme dhe fëmijët e shkollave 9-vjeçare gjatë kohës së tyre të lirë, investime të cilat do të shtrihen në gjithë qytetin, në të gjithë minibashkitë dhe lagjet e qytetit dhe sigurisht ato hapësira publike, ku mundësitë ekzistojnë për investime të mëdha. Ju premtoj se Bashkia e Tiranës do të investojë fort në krijimin e ambienteve të reja sportive, ambiente të reja lojrash dhe një park surprizë për të gjithë fëmijët e kryeqytetit, i cili do të hapet para marsit të vitit të ardhshëm, në kodrat e Liqenit” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Zoti Basha ka falenderuar biznesin e kryeqytetit; “Marketing and Distribution”, “Euromax” dhe biznesmenë të tjerë që mbështetën nismën e tij, për t’u dhuruar nga një pako me materiale mësimore, nxënësve të klasave të para të kryeqytetit.

KOMENTE