Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bujar Nishani vizitë në shtëpinë e Azem Hajdarit
English

Bujar Nishani vizitë në shtëpinë e Azem Hajdarit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga anëtarë të Kabinetit të tij, kreu një vizitë sot në mesditë në familjen e “Heroit të Demokracisë”, udhëheqësit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90-të, ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari, i cili u nda nga jeta tragjikisht 14 vjet më parë, pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.

Kreu i Shtetit gjatë bisedës së përzemërt me familjarët dhe të afërmit e të ndjerit Hajdari, solli në kujtesë disa nga momentet e paharruara të miqësisë dhe punës me të, duke vënë në dukje dimensionin e tij kombëtar, forcën e karakterit, kurajën e jashtëzakonshme dhe vullnetin e mirë për të çuar më tej idealet e vërteta të demokracisë që mbartte në vetvete Azem Hajdari.

Bashkëshortja e Azem Hajdari, zonja Fatmira Hajdari, së bashku me fëmijët, Kirin, Rudinën, Azemin e vogël dhe të afërmit e falenderuan Presidentin e Republikës, Bujar Nishani për vizitën, duke i shprehur njëherësh mirënjohjen e thellë për praninë e tij në këtë ditë të rëndësishme të përkujtimit të jetës e veprës politike e patriotike të bashkëshortit dhe babait shembullor.

Gjithashtu në këtë ditë të shënuar në memorialin kushtuar Azem Hajdarit u vendos një kurorë me lule në emër të Presidentit të Republikës.

KOMENTE