English

Digjen të gjallë më shumë se 100 persona

Më shumë se 100 persona kanë vdekur në një zjarr të rënë në një fabrikë në qytetin Karaçi, Pakistan, thonë raportet zyrtare.

Zjarri shpërtheu në fabrikën e veshjeve të martën në mbrëmje. Shumë njerëz të tjerë u plagosën, duke përfshirë edhe disa që kërcyen jashtë nga ndërtesa për t'i shpëtuar flakëve.

40 zjarrfikëse kishin erdhur për shuarjen e flakëve dhe përsëri flakët dukeshin sikur do të përpinin gjithë qytetin, thonë mediat lokale.

Një zjarr në fillim të ditës ra në një fabrikë këpucësh në Lahore dhe vrau 23 njerëz.

Zjarri Lahore i atribuohet një gjeneratori të energjisë elektrike i cili pësoi defekt. Zyrtarët mjekësorë thanë se disa njerëz kishin vdekur nga mbytja, ndërsa të tjerë u dogjën të gjallë.

KOMENTE