English

Libi. Sulmohet konsullata amerikane. Vdes një amerikan dhe plagoset një tjetër

Një zyrtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një sulmi në konsullatën amerikane, në qytetin lindor libian, Bengazi.

Besohet se Protesta u mbajt për një film prodhim amerikan që është thënë se është fyese për Profetin Muhamed.

Njerëz të armatosur sulmuan kompleksin amerikan'i me granata para se t'i vendosnin zjarrin.

Të martën, protestuesit kanë shkelur muret e ambasadës amerikane në kryeqytetin egjiptian, Kajro.

Në sulmin në Bengazi, njerëzit e armatosur të paidentifikuar sulmuan bazat, gjuanin me armë drejt ndërtesave dhe hidhnin bomba të punuara me dorë në kompleks.
Forcat e sigurisë u kundërpërgjigjën por zyrtarët libianë thonë se ata ishin të tronditur.

"Një zyrtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos në dorë. Anëtarët e tjerë të stafit u evakuuan dhe janë të sigurt, tha zëvendës ministri i brendshëm i Libisë Wanis al-Sharif për agjencinë e lajmeve AFP.

Identiteti i zyrtarit amerikan të vrarë nuk dihet ende, por konfirmohet se ai është qëlluar për vdekje.

KOMENTE