English

Të brendshmet e Elvis Preslit. Dështon ankandi i tyre

Javën e kaluar në Mançester mjaft sende të përdorura nga këngëtari i famshëm Elvis Presli kishin dalë në ankand.

Midis 100 sendeve relike të tij si pantallona blu, bibla e tij e përdorur me shkrime të ndryshme nga dora e tij, dhe midis të tjerave dhe një pale të brendshme të përdorura dhe të pista.

Nëse ankandi për sendet e tjera kishte patur sukses sidomos bibla që kishte shkuar në një ofertë prej 74 mijë euro nga një ofrues telefonik që u mbajt anonim, por ishte amerikan me banim në Londër, të brendshmet e tij kishin dështuar.

Ky vit shënoi përvjetorin e tridhjetë e pestë, të vdekjes së Mbretit, por ai mban një ushtri tifozësh në të gjithë globin.

Ai mbetet një ikonë në historinë e muzikës.

KOMENTE