English

Edi Rama reagon në Twitter: Berisha nuk bën punën e tij, s'kemi votuar kundër tunelit të Elbasanit

"Është i vetmi KM në botë që inauguron rrugë komunale e bën propagandë televizive me punët komunale, pasi ka kohë që s'bën më punën e tij!

Saliu ankohet pse nuk e presin kryekomunarët tanë kur inauguron rruge! Sepse shkon për të bërë propagandë me rrugët që shtrojnë vetë komunat."

"Gënjeshtra e dites: Socialistët votuan kundër tunelit të Elbasanit!
Fakti: Jo, s'kemi votuar kundër dhe media e lirë të provojë kush genjen!"

Këto kanë qënë disa nga reagimet e kryetarit të selisë rozë zotit Edi Rama, ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha gjatë takimeve të tij në inagurimet e ndryshme të rrugëve.

KOMENTE