Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gazmend Turdiu: nuk ka asnjë raport apo skenar sekret, për kufirin detar Shqipëri-Greqi
English

Gazmend Turdiu: nuk ka asnjë raport apo skenar sekret, për kufirin detar Shqipëri-Greqi

Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, z. Gazmend Turdiu ka dhënë një deklaratë për shtypin ku ka sqaruar ekzistencën e një skenari sekret lidhur me trajtimin e çështjes së kufirit detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.

Në deklaratë thuhej:

"Duke iu referuar pasqyrimit në disa media të seancës së djeshme dëgjimore të Komisionit të Politikës së Jashtme, ku ishte i ftuar Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, dëshiroj të sqaroj se, nuk ka asnjë raport apo skenar sekret lidhur me trajtimin e çështjes së kufirit detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.

Materiali i dorëzuar anëtarëve të Komisionit të Politikës së Jashtme përmban vetëm opinione të grupit teknik të Ministrisë së Punëve të Jashtme për trajtimin e çështjes së larpërmendur në funksion të zbatimit të Vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen që dokumente zyrtare për përdorim të brendshëm bëhen publike me papërgjegjshmëri në cenim të funksionimit të institucioneve shtetërore.

Ministria e Punëve të Jashtme siguron opinionin publik se çështja e Marrëveshjes për Kufirin Detar me Greqinë po trajtohet me transparencën e nevojshme, në përputhje të plotë me interesat e vendit, Kushtetutën dhe legjislacionin ndërkombëtar".

KOMENTE