Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi miraton aktin normativ: “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë
English

Kuvendi miraton aktin normativ: “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë

Kuvendi miratoi sot në seancë plenare aktin normativ nr.3.datë 1.08.2012 “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronsuara”

Akti parashikon lirimin dhe dorëzimin e banesës nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, emrat e të cilëve janë dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave në Bankën Kombëtare Tregtare, në vijim referuar BKT, për kreditim, në kushtet deri 30 vjet afat, me 0 (zero) % interes vjetor, sipas programit social të trajtimit me kredi të lehtësuar nga shteti, në zbatim të udhëzimit nr.6257,datë 2.9.2008, “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”, të ministrit të Financave dhe ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, të ndryshuar, apo që duhet të aplikonin për këtë projekt strehimi, brenda datës 1 nëntor 2012.

Sipas këtij akti, për çdo qytetar të pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, që nuk liron banesat, ndonëse janë në listat e dërguara nga Enti Kombëtar i Banesave në bankën BKT-së për kreditim, në kushtet deri 30 vjet me 0 (zero) % interes vjetor, pas ekzekutimit të titullit ekzekutiv.

KOMENTE