English

Mardhëniet seksuale ndalohen për ekipin e Napolit

Ashtu si dhe në Lojrat Olimpike pra për çdo sportist para një evenimenti apo ndeshje, apo gare mardhëniet seksuale kanë qënë gjithmonë një pikë e nxehtë.

Ato janë të ndaluara në mënyrë të prerë sidomos një ditë para ndeshjes apo garës.

Një vendim të tillë e ka marrë dhe Alfonso De Nicola, shefi i shërbimeve mjekësore të klubit të kaltër për gazetën ‘Corriere del Mezzogiorno’.

“Shmangia e seksit të paktën një ditë para ndeshjes është thelbësor për parandalimin e kontraktimit të muskujve dhe inflamacioneve të ndryshme”, ka thënë ai për sportistët e ekipit italian të Napolit.
“Futbollisti duhet të hajë gjithmonë në të njëjtën orë, të mos konsumojë pije alkoolike dhe të flejë të paktën 7 orë në ditë.”, ndaj me përpikmëri dhe kujdes do të kontrollohet dhe ushqimi i tyre.

KOMENTE