Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
4 HEC-et. Dështon tenderi i 2-të, pasi synohet një çmim i ulët dhe një çmim shumë i mirë në marrëdhëniet me KESH
English

4 HEC-et. Dështon tenderi i 2-të, pasi synohet një çmim i ulët dhe një çmim shumë i mirë në marrëdhëniet me KESH

Tre deputetët socialistë kanë qenë prezentë në hapjen e ofertave për privatizimin e 4 HECE-ve. Edhe sot ka dështuar për herë të dytë procesi i privatizimit të hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza dhe Shkopet.
Tre deputetët Erjon Braçe, Taulant Balla dhe Eduart Shalsi kanë qenë në sallën e Ministrisë së Ekonomisë ku dhe kanë qenë dëshmitarë të dështimit për herë të dytë të tenderit.


Më pas deputeti Erjon Braçe, njëkohësisht nënkryetar i grupit të deputetëve ka bërë publik qëndrimin e Partisë Socialiste:

Ishim prezent për të monitoruar procesin e hapjes së ofertave dhe të prezantimit të kompanive që duan të blejnë këtë pasuri kombëtare të shqiptarëve. Siç edhe ju e patë ne dyshojmë në një sjellje të koordinuar të të gjithë ofertuesve me një qëllim të qartë të përfitojnë sa më shumë nga ky proces privatizimi. Pra interesi publik është i fundit që diskutohet në rastin e këtij tenderi.

Ajo që është fare e qartë ka të bëjë me strategjinë e qeverisë për të privatizuar fitimet dhe për të shtetëzuar dhe për të mbajtur për pjesën e shtetit të gjitha humbjet. Synohet një çmim sa më i ulët i mundshëm dhe ky është qëllimi i dështimit për herë të dytë i tenderit dhe së dyti synohet që të merret një çmim shumë i mirë në marrëdhëniet me KESH. Natyrisht, shqetësimi ynë nis këtu dhe do të zhvillohet edhe më tej, edhe nesër në një konferencë kombëtare të Partisë Socialiste për çështjet e ekonomisë. Por edhe për vetë faktin se jemi brenda një sektori që është sektori i energjisë elektrike i cili është në një krizë totale. Koorporata Elektroenergjetike që këta ofertuesit duan t’i hidhen po prapë mbi kurriz është në gjendje të mjerë. 280milionë dollarë borxh ka KESH në këto momente që flasim. 216 milionë dollarë nga këto ia ka vetëm bankave të nivelit të dytë. Ndërkohë që i ka mbi 11 milionë dollarë borxh koncesionarëve të rinj. Vetëm për tre muaj kur këto 4 hidrocentrale kanë dalë nga skema e menaxhimit të Koorporatës, KESh-i i ka këtyre hidrocentraleve, pra vetëm këtyre të 4, rreth 4-5 milionë dollarë borxh për këto tre muaj.

Ndërkohë që CEZ është histori më vete. Ka që nga shkurti i vitit që shkoi që nuk paguan absolutisht asnjë qindarkë detyrime përkundrejt KESH, përkundrejt furnitorëve të vetë. Sot që flasim ka 14 ditë që ka ndërprerë importin në përmbushje të kontratës, të detyrimeve që ka për të blerë energji për të kompensuar humbjet në rrjet. 14 ditë sot ! Sqarimi i djeshëm tregon një marrëdhënieje pengmarrjeje midis kompanisë CEZ dhe shtetit shqiptar. Më hiqni gjobën që të blej energji elektrike. Kjo është gjendja e sistemit. Në të tilla kushte të nxjerrësh nga i gjithë sistemi elektroenergjetik shqiptar 4 hidrocentrale që të gjitha bashkë japin deri në 20 milionë dollarë fitim në vit, ndërkohë që për to janë marrë kredi dhe janë shfrytëzuar para për ti kthyer në gjendjen më të mirë të mundshme dhe janë pothuajse të reja të rikonstruktuara totalisht, dhe kjo natyrisht që është palçkitje nuk është më privatizim. Në rast se këta zotërinj do ta vazhdojnë këtë gjë siç edhe deklaroi ministri ne e kemi propozimin tonë gati; T’i nxjerrim menjëherë nga shitja me qëllim që një pasuri kombëtare të mos shitet me çmime fare fare të ulëta dhe qesharake dhe mbi të gjitha të mos shitet për të rënduar edhe më situatën e Koorporatës Elektroenegjetike Shqiptare që është një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve. Ky është qëndrimi ynë. Për këtë arsye ishim këtu dhe natyrisht që ky qëndrim i yni do vazhdojë të materializohet edhe në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe në aktivitetet të tjera, në aksione të tjera publike në mbrojtje të pasurisë publike të shqiptarëve”.

KOMENTE