Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Albanian University”, tempulli që i mungonte Beratit-shprehet Berisha
English

“Albanian University”, tempulli që i mungonte Beratit-shprehet Berisha

Dhe një tjetër universitet i shtohet listës së gjatë të universiteteve shqiptare.
“Albanian University” në Berat, është universiteti që dje është përuruar edhe nga kryeministri Berisha.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha e përshëndeti ngritjen e këtij universiteti si një ngjarje të rëndësishme për qytetin e Beratit, qytetin mijëravjeçar që i “dha njerëzimit arkiva e visare të pavdekshme”.

Duke e cilësuar “një tempull që i mungonte qytetit të Beratit”, Kryeministri Berisha përshëndeti këtë iniciativë të sipërmarrjes private në fushën e arsimit dhe të gjithë sipërmarrësit, që me “guxim e kurajë hapën shkollat e larta dhe universitetet private të vendit”.

Shqipëria, tha Kryeministri, është vend me potenciale të jashtëzakonshme dhe trashëgimi të madhe, por ajo do mund të jetë zonjë e vërtetë midis kombeve të tjera vetëm si Shqipëri e mendjes, Shqipëri e dijeve, Shqipëri e ideve.

KOMENTE